Pinheiro do të ndajë drejtësinë Shqipëri - Finlnadë

Futboll

Pinheiro do të ndajë drejtësinë Shqipëri - Finlnadë

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:52
Lionel Messi dhe Joao Pinheiro

UEFA-ja ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Shqipërisë dhe Finlandës.

Në krye të kësaj sfide është vendosur portugezi Joao Pinheiro.

Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit Luciano Maia dhe Hugo Marques, të cilët do të jenë asistentët e tij. Ndërkohë, detyrën e arbitrit të katërt do ta kryejë Joao Gonçalves.

Ndeshja do të zhvillohet, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat