Elseid Hysaj është pa ekip prej disa muajsh. Pavarësisht kësaj, për liderin e kuqezinjve u rezervua sërish një ftesë nga trajneri Rolando Maran.
Kombëtarja i vjen në ndihmë Hysajt në momentin më të pazakontë të karrierës. Ashtu si në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në Ligën e Kombeve, menaxherë të ndryshëm mund ta ndjekin mbrojtësin 32-vjeçar.
Kështu edhe i hapet sërish rruga për transferimin. Kujtojmë se Hysaj mund të firmosë kudo dhe kurdo, pasi nga 1 korriku kur e mbylli me Lacion është lojtar i lirë.
Emri i tij ka qarkulluar në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Rusi më parë. Nga ana e Hysajt ka pasur vetëm refuzime.