Manchester United është duke monitoruar nga afër situatën e mesfushorit të Comos, Nico Paz, me synimin për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas mediumit anglez “The Sun”, 22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit anglez falë paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon.
Paz ka regjistruar gjashtë gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Comos.
Interesimi i Manchester Unitedit lidhet edhe me pasigurinë rreth së ardhmes së kapitenit Bruno Fernandes, largimi i mundshëm i të cilit mund të krijojë nevojën për përforcime në mesfushë.
Megjithatë, transferimi i argjentinasit nuk pritet të jetë i lehtë. Real Madridi ka një klauzolë riblerjeje në vlerë prej 67 milionë funtesh për futbollistin, e cila bëhet e vlefshme verën e ardhshme.
Kështu, gjiganti spanjoll mund të ketë fjalën kryesore për të ardhmen e Pazit, pavarësisht interesimit nga Manchester Unitedi.