Maqedonia U-17, me Ilami Iseinin në krye, kualifikohet në fazën elitare të Kampionatit Evropian

Futboll

Maqedonia U-17, me Ilami Iseinin në krye, kualifikohet në fazën elitare të Kampionatit Evropian

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 14 nëntor 2026 Në ora: 23:18
Përzgjedhësi Ilami Iseini

Maqedonia e Veriut U-17, e drejtuar nga përzgjedhësi Ilami Iseini, ka siguruar kualifikimin në fazën elitare të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas fitores 3:2 ndaj Hungarisë, të rinjtë maqedonas kanë triumfuar edhe ndaj San Marinos me rezultat 1:0, duke siguruar një vend në njërën nga dy pozitat e para në Grupin 11 dhe rrjedhimisht kalimin në raundin e ardhshëm.

Edhe në këtë ndeshje, protagonist ishte Stefan Ristiq, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 58-të, duke vulosur një tjetër sukses të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Ilami Iseini.

Në ndeshjen e fundit kualifikuese, Maqedonia e Veriut U-17 do të përballet me bashkëmoshatarët e Turqisë.

Pas sigurimit të kualifikimit, përzgjedhësi Ilami Iseini u shpreh i kënaqur me paraqitjet e futbollistëve të tij, duke e cilësuar këtë sukses si një arritje të madhe për gjeneratën e re.

“Është një sukses i madh i kësaj gjenerate, në të cilën ka talente që janë e ardhmja e futbollit të Maqedonisë. Para së gjithash, i përgëzoj lojtarët, të cilët japin maksimumin dhe sukseset nuk mungojnë. Kam bindjen se edhe kundër Turqisë do të japim më të mirën e mundshme për suksesin e radhës”, deklaroi përzgjedhësi Ilami Iseini.

Kështu, gjenerata U-17 e Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Ilami Iseinit, ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke siguruar vazhdimin e garës për një vend në Kampionatin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat