Përzgjedhësi i Zvicrës përmend edhe Adrian Bajramin

Futboll

Përzgjedhësi i Zvicrës përmend edhe Adrian Bajramin

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 16:02
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Skocisë në St. Gallen, ka përmendur edhe futbollistin shqiptar Adrian Bajrami si një nga alternativat.

Ndeshja Zvicër – Skoci zhvillohet nesër në orën 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Për ndeshjen e nesërme kam disa mundësi.

Do të bëjmë ndryshime. Është e rëndësishme të shohim nëse mbrojtësit me përvojë janë në gjendje të luajnë.

Manuel Akanji nuk mund të luajë, ndërsa do ta vlerësojmë gjendjen e Nico Elvedit. Nëse ai është i gatshëm, do të luajë.

Me Eray Comert dhe Adrian Bajramin kam edhe dy alternativa të tjera. Do të përpiqem t'u jap minuta lojtarëve, por Nyakossi nuk do të jetë në formacionin startues”, deklaroi Yakin në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat