Manaj shkruan historinë, kalon Bushin

Futboll

Manaj shkruan historinë, kalon Bushin

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 18:57
Futbollisti Rey Manaj

Me golin e radhës ndaj Bjellorusië, Rey Manaj vijon të lërë gjurmë të pashlyeshme me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi kuqezi ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij ndërkombëtare, duke kaluar legjendën e sulmit shqiptar, Alban Bushi, në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave për Shqipërinë. 

Me realizimet e tij të fundit me kuqezinjtë, Manaj e ka lënë pas kuotën e 14 golave, rekord i mbajtur prej vitesh nga Bushi (i cili i shënoi këto gola gjatë periudhës 1995–2007).

Ky sukses e ngjit sulmuesin lushnjar edhe më lart në panteonin e futbollit shqiptar, duke e konfirmuar atë si një nga pikat më të forta të repartit ofensiv të Kombëtares në vitet e fundit.

Pas këtij parakalimi të rëndësishëm, objektivi i radhës për Rey Manajn mbetet maja e klasifikimit historik, e kryesuar nga Erjon Bogdani me 18 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat