Kualifikohet Skënderbeu

Futboll

Kualifikohet Skënderbeu

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 18:02
Kupa e Shqipërisë

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Laçi kualifikohet për në turin tjetër të turneut pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Shirokën.

Tola zhbllokoi ndeshjen për kurbinasit në pjesën e parë, ndërsa Nerguti dhe Bibo shënuan për vendasi në pjesën e dytë. laçi fiton 3-0 dhe kualifikohet në turin tjetër të Kupës.

Kualifikohet mes drithërimave, pas 120 minutash lojë edhe Skënderbeu, që mund në kohën shtesë 2-1 Apoloninë. Koha e rregullt e sfidës në Korçë mbyllet në barazim pa gola.

Fierakët shënojnë të parët në shtesë, por korçarët përmbysin gjithçka dhe fitojnë gjithë takimin 2-1.

Nesër do të luhen edhe përballjet e tjera të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat