Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshjet e xhiros së 14-të do të zhvillohen nga e premtja deri të hënën. Nga pesë takimet e kësaj jave, katër do të luhen në Shkup, ndërsa vetëm një jashtë kryeqytetit, në Shtip.
Sipas mediumit maqedonas “Sportsport”, Vëmendja kryesore pritet të jetë te dy përballjet që do të zhvillohen në Arenën “Todor Proeski”: Vardari – Tikveshi, të shtunën, dhe Shkëndija e Tetovës – Sileksi, të hënën.
Kjo e fundit fillimisht ishte paraparë të zhvillohej të dielën, por është shtyrë për të hënën pas tragjedisë në kampin e Shkëndijës, ku ndërroi jetë ndihmëstrajneri Agron Memedi.
Orari i plotë i xhiros së 14-të
E premte, 20 nëntor
Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi (Çair), ora 13:00.
E shtunë, 21 nëntor
Skopje – Arsimi (Autokomandë), ora 12:00.
Vardari – Tikveshi (Arena “Todor Proeski”), ora 13:00.
E diel, 22 nëntor
Bregallnica – Struga TL (Shtip), ora 12:00.
E hënë, 23 nëntor
Shkëndija e Tetovës – Sileksi (Arena “Todor Proeski”), ora 13:00