Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, më 26 nëntor, rreth orës 09:30, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit policor, viktima është mashkull nga Kosova, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetim.