I dërgoi mesazh ngacmues dhe fotografi intime një gruaje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

I dërgoi mesazh ngacmues dhe fotografi intime një gruaje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 09:29
Fotoilustrim

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i kishte dërguar mesazh ngacmues dhe një fotografi intime, në Prishtinë, më 26 nëntor, rreth orës 23:30, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit policor, i dyshuari është mashkull nga Kosova, i cili pas raportimit të rastit është arrestuar nga njësitet policore.

Gjatë kontrollit ndaj tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për ngacmim seksual dhe mbajtje, posedim ose kontroll të paautorizuar të armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat