Tentoi ta godiste policin me veturë në Prizren, më pas shkaktoi vetaksident

Kronikë

Tentoi ta godiste policin me veturë në Prizren, më pas shkaktoi vetaksident

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 09:39
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka tentuar ta godasë me veturë një zyrtar policor, i cili i kishte dhënë shenjë për ndalim në një pikë kontrolli të automjeteve, më 26 nëntor, rreth orës 01:02, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull nga Kosova, derisa ishte duke drejtuar një veturë me targa vendore, nuk i është bindur urdhrit të policit për ndalim dhe ka tentuar ta godasë atë me automjet.

Pas kësaj, i dyshuari ka vazhduar lëvizjen me veturë, por gjatë rrugës ka shkaktuar vetaksident.

Në automjet, përveç të dyshuarit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat