Zyrtari gjerman: Aleksandar Vuçiq është i rrezikshëm, njeri që krijon tensione

Lajme

Zyrtari gjerman: Aleksandar Vuçiq është i rrezikshëm, njeri që krijon tensione

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Aleksandar Vuçiq

Boris Ruge ambasador karriere i Gjermanisë dhe zëvendës kryetar i “Konferenca për Siguri e Mynihut” thotë se deklarata e presidentit të Serbisë për mundësinë e shpërthimit të një konflikti në Ballkan ngjashëm me atë në rajonin e Nagorni Karamakut është retorik e rrezikshme që krijon tensione.

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress Ambasador Ruge tha se Vuçiq është në një situatë ku mund të sigurohet që të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve.

Ambasador Ruge foli edhe për pritjet që Bashkimi Evropian që i ka në raport me administratën e presidentit të ardhshëm amerikan Joe Biden dhe përpjekjet e përbashkëta për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e sheh si jetike bashkëpunimin në mes SHBA-së dhe BE-së për të minimizuar ndikimin e Rusisë në Ballkan që sipas tij kjo e fundit nuk ka qenë dobiprurëse në proceset e perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë

“Mendoj se kjo është një retorikë e rrezikshme, që krijon tension, dhe vë një afat kohorë që në disa mënyra duket jo-reale. Në fund të ditës, janë qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës që e kontrollojnë situatën. Në çoftë se këto dy qeveri veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për konflikt. Presidenti Vuçiq duket që është në kontroll të gjërave në Serbi, pavarësisht nëse është siguria shtetërore, apo nëse ka të bëjë me të pasurit qeverisja të shumicës parlamentare. Unë shoh se ai është në një situatë ku mund të sigurohet të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve. Kështu që, mendoj se kjo retorikë është e panevojshme dhe e rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat