Zëdhënësi i BE-së: Vazhdimi i dialogut  në nivelin teknik të enjten në Bruksel

Lajme

Zëdhënësi i BE-së: Vazhdimi i dialogut  në nivelin teknik të enjten në Bruksel

Nga: F.B Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Ideja është që të enjten që vjen në Bruksel të organizohet takimi i biseduesve kryesor ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, njofton “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Lajmi për takimin në javën që vjen të biseduesve në nivelin teknik për tanjug e la konfirmuar vetë zëdhënësi i BE-së Stano.

“Synohet që në javën që vjen, të enjten të takohen direkt  në Bruksel biseduesit kryesor nga palët”, tha Stano.

Në pyetjen lidhur me agjendën e temave që pritet të shqyrtohen në këtë takim dhe kur do të bëhet publike, Stano nuk ka dhënë detaje, por tha se disa ditë para takimit do ketë njoftim.

Ai po ashtu nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjn çka ka bërë BE për të bindur Prishtinën që në tavolinë të kthehet përmbushja e marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe.

I dërguari special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Lajçak ka thënë ditë më parë se aktualisht bisedohet për hulumtimet financiare edhe pasurinë.

Ai ka vlerësuar me këtë rast se para dialogut mes palëve “është rrugë e gjatë edhe vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat