Në Kosovë, rritet numri i lindjeve të natalitetit serb

Lajme

Në Kosovë, rritet numri i lindjeve të natalitetit serb

Nga: F. B. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Ilustrim

Përkundër situatës së rëndë epidemiologjike dhe luftës me virusin Corona, numri i foshnjave në mjediset serbe në këtë vit është më i lartë krahasuar me vitin e shkuar, ndërsa deri sot në veri të Mitrovicës, Graçanicë dhe Pasjan janë lindur 919 foshnje, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Më së shumti lindje edhe sivjet janë kryer në Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës, ku sipas motrës kryesore në repartin gjinekologjik-akusherik Olivera Elek ka 5 lindje më shumë se vitin e kaluar.

“Deri tash në Mitrovicë në veri janë lindur 520 foshnje, që është 5 më shumë se vitin që shkoi”, tha Elek.

Sipas saj përkundër situatës janë ndërmarr të gjitha masat për përkujdesje "Të gjitha rekomandimet ligjore janë respektuar, së pari mbrojtja e pacienteve dhe foshnjave por edhe personelit. Lëshimi i foshnjave të shëndosha është satisfaksioni  më i mirë për vazhdimin e punës në repartin tonë”, tha Elek.

Në Graçanicë po ashtu ka rritje të numrit të lindjeve nga 254 sa ishte vitin që shkoi në 261, ka thënë Marina Zhiviç motra kryesore në repartin e lindjeve.

“Numri i lindjeve ka arritur në 261 prej tyre 125 djem dhe 136 vajza, ndërsa vitin që shkoi kishim vetëm 254 lindje” tha ajo.

Ndërsa në Pasjan në Qendrën Shëndetësore janë lind 138 foshnje, thuajse po aq sa vitin që shkoi ka thënë drejtori i kësaj qendre Dr Zoran Periç.

"Duke falënderuar kujdesin e personelit, nuk kemi pasur asnjë të prekur, as nga stafi as nga pacientet që ka lehtësuar punën tonë dhe na motivon që të vazhdojmë punën edhe në periudhën që vjen”, tha Periç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat