Analisti shqiptar i dehur në studio, shikoni si flet përçart: Kosova nuk ekziston

Lajme

Analisti shqiptar i dehur në studio, shikoni si flet përçart: Kosova nuk ekziston

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:45
Laert Vasili

Një ndodhi e pazakontë ndodhi në studiot televizive në Shqipëri, ku analisti Laert Vasili që komenton çdo herë për situatën dhe zhvillimet politike, është shfaqur i dehur dhe i papërmbajtshëm duke folur lloj-lloj teorish dhe fakte të pazakonta.

Edhe pse në studio ngatërroi moderatorin e emisionit, ai lëshoi një gafë tjetër, duke deklaruar se Kosova nuk ekziston.

“Nuk ia fal se Kosova është Shqipëri. Kosova të mbledhë trutë e kokës. Nuk ka Kosovë, ka Shqipëri”, shprehej ndër të tjera Vasili në studio, dhe pavarësisht përpjekjeve të moderatorit Alfred Lela për ta kthyer debatin në shinat e duhura, britmat dhe të sharat e Vasilit, duket se e bënin këtë një mision të pamundur.

Ndërsa transformohet në disa mënyra të çuditshme duke dalë jashtë shinave dhe folur përçart, duke dalë jashtë temës që po diskutohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat