Ismaili: Profesionistët shëndetësorë, heronjtë e vitit 2020

Lajme

Ismaili: Profesionistët shëndetësorë, heronjtë e vitit 2020

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Uran Ismaili

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një video-mesazh emocionues për fundvit.

Gjatë kësaj video, Ismaili ka thënë se viti 2020 ishte viti i heronjve që luftuan pandeminë – posaçërisht profesionistëve shëndetësorë.

“2020 ishte vit i heronjve që luftuan pandeminë. I mjekëve, infermierëve, farmacistëve, teknikëve dhe të gjithë punëtorëve në qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet tona. Gëzuar për ta, dhe për secilin nga ju!”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjetin social Facebook.

Në përmbajtjen e kësaj video, Ismaili flet edhe për sfidat tjera me të cilat u ballafaqua Kosova, vendet e humbura të punës dhe ekonominë e gjymtuar.

Në fund, ai bën thirrje për shpresë dhe vullnet që të gjithë të dalim më të fortë nga ky vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat