Teksa Bideni betohej president, ja çka ndodhi te varri i birit të tij

Lajme

Teksa Bideni betohej president, ja çka ndodhi te varri i birit të tij

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:30
Teksa Bideni betohej president, një burrë me uniformë rrinte te varri i birit të tij

Në kohën kur presidenti i ri amerikan Joe Biden po bënte betimin të mërkurën, një burrë me uniformë të kaltër ishte ulur në gjunjë tek varri i të birit të Bidenit, Beau, në Delaware.

Burri mbante kokën ulur dhe pas fjalimit shtrëngoi duart e tij. Nuk ka folur asgjë. Askush tjetër nuk ishte në atë hapësirë.

Identiteti i burrit nuk u bë i ditur, ndërsa mediat në SHBA kanë mbajtur të fshehtë për shkak të respektit. Ai qëndroi te varri i Beau Bidenit derisa i ati e përfundoi edhe fjalimin pas betimit.

Beau Biden, ish-prokuror dhe ish-pjesëtar i Gardës Kombëtare në Delaware, vdiq në vitin 2015 në moshën 46-vjeçare, si pasojë e kancerit.

Bideni kishte thënë se i biri i tij do të duhej të ishte në garë për president në vend të tij, dhe e kishte përmendur vdekjen e të birit të tij si arsye kryesore pse s’garoi për president më 2016.

Beau kishte punuar në Kosovë pas përfundimit të luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve lokalë. Për të është një memorial në Ferizaj. Përurimi i këtij memoriali kishte bërë që Bideni të vizitonte Kosovën më 2016, derisa ishte zëvendëspresident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat