Serbia kriminale dhuron vaksina

Lajme

Serbia kriminale dhuron vaksina

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:38
Aleksandar Vuçiq

Ka gati dy muaj që Serbia ka arritur të furnizohet më vaksinën anti-COVID.

Megjithatë këtë ilaç shpëtues nuk po e mban vetëm për vete.

Malit të Zi të mërkurën ia dorëzoi dy mijë vaksina Spuntik 5 të prodhuara nga Rusia, vaksinë kjo ende e pa miratuar nga autoritetet evropiane, kurse pritet që edhe dy mijë të tjera të iu dhurohen së shpejti.

Kurse, Maqedonisë së Veriut, Serbia ia fali një kontingjent vaksinash Phizer&BioNTech prej tetë mijë dozave.

Por solidaritetin nuk e ndali më kaq. Siç mëson televizioni këtë lloj ndihme ia kishte ofruar edhe Kosovës, veçse një gjë të tillë e kishte refuzuar ministri në largim Armend Zemaj.

“Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë lloj bisede për diçka të tillë, MSh ka bërë të ditur se nuk pranon vaksina as nga Serbia e as nga Rusia”, deklaruan nga Zyra për Informim e MSH-së.

Megjithatë, dihet se Serbia posa siguroi dozat e para në fund të dhjetorit, menjëherë nisi vaksinimin e qytetarëve serb më veri të Kosovës, bile atë ilegalisht.

Por, cili është qëllimi i vërtetë i Serbisë për gjithë këtë mobilizimi të thirrur nën petkun e humanizmit, ndaj luftës së pandemisë për vendet fqinje, teksa hiç më larg se gjatë viteve të 90-ta, ky vend ishte agresori më i madh në regjion?!

“Unë mendoj që ky është një mashtrim i madh me të cilin Serbia po tenton të rikuperoj imazhin e vet negativ në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe unë mendoj që ky lloj provokimi që po e bënë Serbia në raport me Kosovën dhe me shtetet tjera, Kosova duhet t’i jep përgjigjen e merituar,” shpjegon historiani Frashër Demaj.

Kujtojmë se Serbia ka porositura 340,000 vaksina Pfizer, më pas ka pranuar rreth një milionë doza të vaksinës ruse dhe së fundmi ka arritur një marrëveshje me një gjigant farmaceutik kinez, për të cilën e ka marrë licencën e eksportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat