Xheloshaj intervistohet në prokurori

Lajme

Xheloshaj intervistohet në prokurori

Nga: F.B Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:03
Nik Xheloshaj

Kreu i komunës së Tuzit Nik Xheloshaj, i cili ditë më parë kishte drejtuar protestën kundër masave të qeverisë për mbylljen e objekteve hoteliere, ka marrë fletëparaqitje për thirrje në rezistencë dhe është ftuar në intervistë në prokurorinë shtetërore në Podgoricë, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Xheloshaj me 25 shkurt ka ftuar qytetarët e Tuzit dhe pronarët e objekteve hoteliere, në mos-dëgjueshmëri dhe respektim të masave epidemiologjike për parandalimin e zgjerimit të virusit.

Të përkujtojmë se së pari Xheloshaj ka paralajmëruar se objektet hoteliere në atë qytet do të hapen edhe punojnë përkundër masave që janë përcaktuar, ndërsa të nesërmen kur policia erdhi për mbylljen ftoi në rezistencë.

Xheloshaj së bashku me qytetarët edhe pronarët e këtyre objekteve bllokoi rrugën ndërkombëtare, duke deklaruar se nuk largohen përderisa nuk vjen kryeministri Krivokapiç dhe zëvendës-kryeministri Abazoviq në bisedime.

Kreu i Tuzit ka akuzuar qeverinë se po hakmerret lidhur me vendosjen e flamurit të Kosovës dhe atij shqiptar me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, sikurse që ka akuzuar kryeministrin që nuk uroi Kosovën për përvjetorin e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat