Kontributi i grave të Jasharajve, histori e rrallë

Lajme

Kontributi i grave të Jasharajve, histori e rrallë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:11
Familja Jashari

Në mesin e të vrarëve në familjen Jashari me 5,6 e 7 mars janë edhe shumë gra e vajza.

Familja përshkruan se roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm për të kontribuar në luftë, krahas burrave e djemëve të tyre.

Bekim Jashari, që është djali i komandantit Hamëz Jashari, tha se gratë kanë ndihmuar duke mbushur karikatorët me plumba, e pa lënë anash edhe ushqimin.

Ndërkaq rrëfehet edhe se si gruaja e Adem Jasharit u vra në shkallë, duke bartur fishekë.

Për gratë e Jasharajve kërkohet që të bëhet më shumë, dhe të njihet edhe roli i tyre  në rezistencën kundër okupatorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat