Vuçiq: Serbisë nuk i duhet njohja e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Serbisë nuk i duhet njohja e Kosovës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbisë nuk i duhet njohja nga Kosova.

Ai ka shtuar se ideja e fuqive të mëdha është që Kosova ta pranojë Serbinë, nëse Serbia nuk e pranon Kosovën.

“Nuk na duhet ajo njohje dhe nuk do të merrni nga Serbia këtë shkelje mbi historinë tonë, viktimat dhe të kaluarën e të ardhmen. Do të merrni përgjigjen e njerëzve të kuptueshëm, të mirë dhe të përgjegjshëm. Na duhet një kompromis”, ka thënë Vuçiq, raporton B92. “Ne duhet të jemi të qetë, të kujdesemi për popullin tonë, por edhe të themi se nuk jemi aq të dobët sa ishim. I lus të mos na kërcënojnë, të mos mendojnë se Serbia është thyer. I lus, fqinjtë tanë shqiptarë, të mos na kërcënojnë dhe ata që mos t’iu ndihmojnë”.

Vuçiq ka thënë se më 24 mars të vitit 1999 është bërë krim agresion i rëndë. "Është bërë sulm pa miratimin e Kombeve të Bashkuara", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat