Server: Rusët edhe serbët po bëjnë probleme në Ballkan - Amerikanët do të intervenojnë

Lajme

Server: Rusët edhe serbët po bëjnë probleme në Ballkan - Amerikanët do të intervenojnë

Nga: F.B Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:45
Daniel Server

Profesori edhe eksperti amerikan Daniel Server ka deklaruar për Face Tv se nuk është i kënaqur me letrën e sekretarit amerikan të Shtetit Blinken drejtuar anëtarëve të kryesisë së BeH lidhur me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

“Ndoshta do ketë edhe më shumë veprime ruse në Ballkan! Kemi parë si guxuan në Malin e Zi ku promovuan alternativën atyre që duan sundimin në mënyrën jo etike. Gjëra të ngjashme mund të bëjnë në BeH. Pres që Rusia të vazhdojë të nxis amerikanët. Ata kanë qëllim kaosin, bllokimin e gjërave të mira. Putin nuk ka qëllime të mira, me siguri do tentoj bllokimin e përparimit të saj drejtë NATO-së” tha Server.

Ai ka shtuar se “letra e Blinken nuk thotë qartë se amerikanët duan ndryshime në BeH. “Nuk jam i kënaqur me letrën, sikur ajo iu adresua liderëve aktual politik, nëse amerikanët duan ndryshime nuk duhet punuar vetëm me kryesinë, kryeministrin e kantonet, por me qytetarët e BeH. Sipas tij shifra Dejtoni 2 është formula ndarjes. Në reforma nuk guxohet të vihet në pikëpyetje integriteti dhe sovraniteti territorial. Ky është tentim i eliminimit të zgjidhjes së Dodik për ndarje, shkëputje dhe bashkim me Serbinë. Kjo përjashtohet kur flitet për Dejton 2” tha ai.

Server konsideron se Ballkani është pika e dobët edhe për BE edhe për NATO

Nëse ka konflikte në BeH ku Brçko është qendër e baraspeshës, si ishte edhe mund të jetë përsëri që përbën kërcënim direkt. Në këtë rast sipas Server amerikanët do intervenonin sepse nuk e lënë “në baltë” BeH, ndërsa shkak për këtë do të ishte kërcënimi i sovranitetit të BeH dhe EUFOR-it, shprehet ai.

Në këto reforma, Server thekson se Rusia dhe Putin mund të pritet të jenë kundër sikurse edhe kundër NATO-së.

Refornat nuk ju përgjigjen nacionalistëve, sikurse që nuk mund të pritet as nga Dodik as Çoviç të iu gëzohen propozimeve për reforma kushtetuese. Komshiq është ndryshe, ndërsa Izetbegoviq nuk mbështet liberalizimin dhe reformave demokratike.

“Rusia e Putin do nxisin probleme mes Kosovës edhe Serbisë. Andaj qytetarëve iu mbetet të zgjidhin dhe qartë të tregojnë se duan të kthehen kah Evropa. Nganjëherë duhet të dilet në rrugë për të arritur synimin “ tha Server për Face Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat