Letra e kamarierit drejtuar Qeverisë: Para se me më mbyll n’kafaz, a më pyete a kam bukë për fëmijë...

Lajme

Letra e kamarierit drejtuar Qeverisë: Para se me më mbyll n’kafaz, a më pyete a kam bukë për fëmijë...

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:14
Ilustrim

Një kamarier, duke mbetur anonim, e ka shkruar një letër drejtuar Qeverisë së Kosovës, duke iu ankuar për gjendjen në të cilën ndodhet.

Në letrën drejtuar qeveritarëve, kamarieri i fton të shohin gjendjen e tij para se ta mbyllin vendin.

Ai i ka ftuar që ta pyesin se si ka mbijetuar vitin e kaluar dhe si po menaxhon borxhet që është future, e po ashtu edhe si arriti të paguaj ilaçet për nënën e sëmurë.

Letra e plotë e kamarierit pa ndërhyrje:

Leter nga nje puntor kamarier.

Para se ta mbyllni kete popull ne kafaz,eja me pytni si i mbijetova skamjes vitin e kaluar,dhe si po i perballoj borgjet qe jam futur.

A me pyte a kisha buk per femij dhe si po i mbaja ata.

Eja me pyt se sa e pagujta nje thes miell dhe sa prita ne rend per ta marr ate.

Eja me pyt se ku mora para per te ble ilaqe per nenen e semur?

Eja me pyt se sa te shtrejta ishin ato ne ditet se sa ishim te izoluar.

Eja me pyt si u sherova nga Covidi pa ndihmen e juaj duke paguar qindra euro ilaqe e kontrolla.

Eja me pyt se si obligohem ta paguaj rrymen ujin dhe mbeturinat e tatimin e shtetit?

Eja me pyt se sa hyra borgj per te i paguar detyrimet ndaj shtetit deri sa ti me izolon dhe me len pa pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat