Ambasadori grek në Serbi: Qëndrimi për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Lajme

Ambasadori grek në Serbi: Qëndrimi për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Nga: F.B Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:23
Ilustrim

“Qëndrimi i Greqisë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar”.

Kështu ka deklaruar ambasadori grek në Serbi Jorgos Xhakofotakis, në pyetjen e “Tanjug” pas deklaratave të analistëve amerikan Filips e Server se Greqia do ndryshojë qëndrimin për njohjen e Kosovës, shkruajnë mediet serbe.

“Në parim nuk komentoj qëndrimet e analistëve, qëndrimi i Greqisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshuar”, tha në përgjigjen me shkrim Xhakofotakis.

Ditë më parë Filips edhe Server kanë deklaruar në media se përveç Greqisë që mund të ndryshojë qëndrimin, kjo nuk pritet nga vendet tjera anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën deri tash.

“Greqia me gjasë do të njohë Kosovën dhe muri i krijuar nga ato 5 vende që nuk e kanë pranuar Kosovën së shpejti do rrënohet, kur Greqia edhe ndonjë vend tjetër të njohë Kosovën”, tha Filips.

Të dy analistët amerikanë konsiderojnë se qëndrimet e pesë vendeve anëtare të BE-së duhet të shikohen pas përfundimit të dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat