Vdes dëshmitari kryesor i masakrës së Llashticës

Lajme

Vdes dëshmitari kryesor i masakrës së Llashticës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:59
Deli Hyseni

Deli Hyseni, njëri nga dëshmitarët kryesor të masakrës së Llashticës është ndarë nga jeta sot në mëngjes në Francë, ku edhe ka jetuar nga viti 2006.

“Më kujtohet si sot, më kujtohet ajo ditë, ajo orë e aj sekondë i trishtuar. Pashë e çka nuk pash, përjetova tmerrin më të rëndë për një familjar. Trupat e familjarëve të mi binin njëri pas tjetrit, pushkatoheshin dhe digjeshin për së gjalli. A ka më rëndë, më vështirë se ta jesh dëshmitar për së gjalli. E kam lutur disa herë zotin të vdes e mos t`i shoh ashtu, por njeriu po jetojka edhe kështu”, kishte deklaruar Deli Hyseni para tri vitesh.

Deli Hyseni në moshën 53 vjeçare ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Francë. Lajmin e ka konfirmuar Artan Hyseni familjar i Deliut. “Po mixha Deli ka vdekur sot, ka pasur një gjakderdhje të brendshme. Të premten pritet të vije kufoma në Llashticë” tha Artani.

Deli Hyseni pas shkrimeve të shumta, ishte marrë dhe intervistuar në pyetje edhe nga policia me urdhër të prokurorit Agron Uka. “Deli Hyseni është figurë kyçe dhe dëshmitar kryesor në masakrën e Llashticës dhe për ne ka shumë rëndësi deklarata dhe rrëfimi i tij. Do të merret parasysh çdo detaj dhe çdo fjalë e këtij dëshmitari i cili ka shumë argumente dhe ka njohuri meqë e ka përjetuar masakrën” ishte shprehur prokurori Agron Uka i cili mbetet i vetmi prokuror që ka guxuar të merret me krimet e luftës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat