Serbia pretendon t’i kërkojë ushtarët e zhdukur të tyre në territor të Koshares

Lajme

Serbia pretendon t’i kërkojë ushtarët e zhdukur të tyre në territor të Koshares

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:08
Ushtarët serbë në Koshare

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odalovic, ka thënë se ekziston mundësia që në Koshare të gjendjet një varr ku serbët dyshojnë se janë varrosur ushtarët e tyre që konsiderohen të zhdukur.

Serbia prentendon që së shpejti në Koshare në Kosovë të nisin kërkimet për ushtarë serbë që dyshojnë se janë të varrosur diku në Koshare.

Kështu ka thënë Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë serbe, Veljko Odalovic derisa ishte në vendin e kërkimit në Kizevak afër Rashkës, ku gërmimet kanë filluar tash e dy ditë.

“Prishtina nuk mund të injorojë më kërkesat tona, ne nuk kemi dashur të luajmë reciprocitet sepse jemi viktima, nuk kemi dashur të themi se nuk do të punojmë derisa ata të veprojnë, por ka ardhur koha që ata nuk mund t’i injorojnë kërkesat tonat, dhe unë pres që në maj, qershor, ne do të kërkojmë për vendet me përparësi, do të gërmojmë aty ku është e mundur dhe do të kemi përgjigje për kërkesat tona “, thotë Odalović.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat