Kamberi për arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare: Presheva po i kthehet Preshevës

Lajme

Kamberi për arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare: Presheva po i kthehet Preshevës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:06
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje politike.

Kjo sipas tij me këtë marrëveshje hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës.

Kamberi me arritjen e këtij koalicioni mbarëshqiptar ka thënë se Presheva po i kthehet Preshevës e për Preshevën do të vendoset në Preshevë.

”Prandaj, duke ju siguruar që Partia për Veprim Demokratik do të udhëheq me dinjitet e përkushtim, shfrytëzoj nga ky rast t’i faleminderoj edhe partnerët e koalicionit për përkushtimin, disponueshmërinë dhe gatishmërinë e treguar që të udhëheqim bashkë”, ka shkruar Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat