Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar aktivitetet e monitorimit dhe kontrollit tatimor në lokalet e natës, qendrat e masazhit dhe bizneset me veprimtari të ngjashme.
Gjatë këtyre kontrolleve janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara. Nga bizneset e kontrolluara, 33 nuk ishin të pajisura me arkë fiskale, ndërsa 41 nuk lëshonin kuponë fiskalë.
Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte evidentimi i 103 punëtorëve të padeklaruar. Për parregullsitë e konstatuara gjatë këtyre aktiviteteve, 49 raste janë dërguar për trajtim të mëtejmë, me ç’rast do të përcaktohen masat ndëshkimore.
Ndryshe, këto aktivitete janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Industrisë dhe Inspektoratit të Punës.