Rusia e shqetësuar për pajisjet edhe armatimin amerikan që i dhurohen Kosovës

Lajme

Rusia e shqetësuar për pajisjet edhe armatimin amerikan që i dhurohen Kosovës

Nga: F. B Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:39
Maria Zaharova

Gazeta “Novosti” ka shkruar se zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova iu ka dërguar porosi të fuqishme perëndimit ku thuhet se Amerika po armatos Prishtinën dhe ku fton ato “që nuk janë indiferent ndaj fatit të Ballkanit që të reagojnë...", transmeton “Bota sot”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke dërguar edhe dhuruar armë dhe pajisje ushtarake për Kosovën, hapur po minojnë përpjekjet ndërkombëtare për sigurimin e paqes edhe stabilitet në Ballkan, theksoi ajo.

“Jemi të shqetësuar me kumtesën e dërgesave të armatimit amerikan dhe pajisjeve teknike pushtetit në Kosovë. Me këtë ShBA hapur varrosjen e përpjekjeve ndërkombëtare që janë të orientuar në sigurimin e paqes edhe stabilitet në Ballkan”, tha Zaharova.

Sipas Zaharova, Uashingtoni dëshiron që në “krahinë” si thotë ajo të “formohet një lloj ushtrie, që përbën direkt shkelje flagrante e rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

“Ftojmë ata që nuk janë indiferent ndaj fatit të Ballkanit dhe ardhmërisë së këtij regjioni të ndjeshëm, që mos të lejojë hapa që mund të sjellin destabilizimin, akumulimin e konfliktit eksploziv potencial”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat