“Më shumë u dënua puthja e një çifti sesa tentim vrasja e avokatit Gazmend Halilaj – po vjen era m...”

Lajme

“Më shumë u dënua puthja e një çifti sesa tentim vrasja e avokatit Gazmend Halilaj – po vjen era m...”

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 14:17
Gazmend Halilaj

Policia e Kosovës, ka dhënë një gjobë skandaloze në Kosovë.

Ata kanë dënuar një çift të cilët kanë ardhur nga Suedia, pasi janë puthur në publik.

Ky dënim nga ana e Policisë për çiftin është cilësuar si skandaloz.

E për këtë ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se gati më shumë u dënua çifti për puthje, sesa i akuzuar për tentim vrasje të avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

“Po vjen era shtet apo  m...!

Gati ma shumë u dënu një çift i bashkatdhetarëve tanë nga Suedia për një puthje ndërmjet vetit në Prishtinë, sesa tentimi dhe organizimi i një vrasje të një avokatit në  Drenas, apo rrahja e policëve të Kosovës shkelma e grushte deri në alivanosje nga djemtë e Adem Grabovcit.... shteti i Maliqav!”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Ndryshe, për kërcënim ndaj avokatit është dënuar me 2 mijë euro Sami Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat