Nis java e dytë e vendimit për tabelat – njësitë speciale dhe qytetarët serbë ruajnë pozitat

Lajme

Nis java e dytë e vendimit për tabelat – njësitë speciale dhe qytetarët serbë ruajnë pozitat

Nga: F.B Më: 27 shtator 2021 Në ora: 09:32
Policia

Protesta e serbëve të Kosovës për shkak të pakënaqësisë së vendosjes së njësiteve speciale ROSU në vendkalimet në veri pas vendimit të Prishtinës për ndërrimin tabelave serbe ka hyrë në javën e dytë, dhe secila palë ruan pozitat që ka, policia kontrollon zonën, ndërsa banorët serbë protestojnë, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

Gjendja në terren mbetet e njëjtë, policia nuk tërhiqet, ndërsa për shkak pranisë tyre po vazhdojnë të tubohen dhe protestojnë duke kërkuar tërheqjen e vendimit për tabela.

Sipas RTS, derisa kjo të ndodhë, serbët mbajnë bllokimin në rrugët Rashkë-Leposaviq dhe Ribariç-Zubin Potok.

Protestuesit janë aty tash e 8 ditë, që kërkojnë uljen në tavolinën e bisedimeve dhe gjetjen e zgjidhjes.

Rreth orës 4.00 të mëngjesit është bërë ndërrimi i pjesëtarëve të njësisë ROSU, situata është e qetë dhe nuk ka provokime.

Sot në Kosovë pritet që të qëndroj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në vizitë zyrtare, pas përfundimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai do të takohet me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe kryetarin e Kuvendit Konjufca..

Tash tri ditë në atë zonë fluturojnë forcat ajrore të Serbisë, së pari helikopterët e pastaj aeroplanët, por në të njëjtën kohë janë kryer edhe fluturime nga helikopterët e KFOR-it.

Fluturimet e aeroplanëve serbë dhe helikopterëve të KFOR-it janë kryer në kohën kur ministri i mbrojtjes Stefanoviç ka qëndruar në kazermën “Rudnica” afër Jarinjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat