Halil Kastrati ka probleme shëndetësore

Lajme

Halil Kastrati ka probleme shëndetësore

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 09:25
Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati si duket ka telashe me shëndetin, duke e larguar atë paksa nga aktiviteti i tij human në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Lajmin e ka bërë të ditur njëri nga miqtë e tij, i cili ka shkruan në Facebook se lutet për shëndetin e Kastratit që ai të shërohet sa më parë dhe t’u kthehet veprave të tij humane në të mirë të nevojtarëve.

Halil Kastrati, me shoqatën e “Jetimat e Ballkanit”, janë tashmë të njohur në hapësirat mbarë shqiptare për aktivitetet e humanizmit duke i bërë me shtëpi shumë familje në nevojë dhe duke i bërë me strehë pleqtë që nuk kanë askënd që të kujdeset për ta.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat