Gazetari boshnjak zbulon planet e Vuçiqit për destabilizim: Ky shtet e ka radhën

Lajme

Gazetari boshnjak zbulon planet e Vuçiqit për destabilizim: Ky shtet e ka radhën

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 22:36
Jasmin Mujanoviq

Gazetari Boshnjak Jasmin Mujanoviq ka zbuluar planet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për destabilizimin e rajonit, përmes një postimi në Twitter.

Mujanoviq ka shkruar se Vuçiq do të vazhdojë të nxisë tensione me Kosovën përgjatë muajit tetor, ku ndoshta edhe mund të eskalojnë.

Përmes ish-presidentit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik dhe në bashkëpunim me Rusinë në Këshillimin e Sigurimit, po tentohet t’i ndërprehet mandati i EUFOR-it në Bosnje.

 “Vuçiq do të vazhdojë të nxisë tensionet me Kosovën për pjesën e mbetur të tetorit, madje mund të përshkallëzohet situata nga këtu. Por, duhet pasur parasysh lojën tjetër të madhe: Rusia mund ta prishë mandatin e EUFOR -it në Bosnje dhe Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nëntor. Dodik tashmë është i gatshëm për një krizë të sigurisë”, është shprehur Mujanoviq.

Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina është shteti i radhës të cilin Vuciq do të tentojë ta fusë në krizë.

“Siç thashë, akti tjetër është mandati i EUFOR -it i BiH -së në Nëntor. Ka të ngjarë të ketë edhe më shumë trazira në Kosovë (dhe ndoshta Malin e Zi) deri atëherë, por Bosnja dhe Hercegovina është caku i radhës. Komuniteti ndërkombëtar dhe eksponentët e politikës vendore kanë disa javë kohë për t’u kundërpërgjigjur. Bëhuni bashkë”, shkruan Mujanoviq.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat