Çmendet Daçiqi! Thotë “askush nuk beson në Kosovën, madje as Shqipëria”

Lajme

Çmendet Daçiqi! Thotë “askush nuk beson në Kosovën, madje as Shqipëria”

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:35
Kryeparlamenti i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Askush nuk beson në Kosovën dhe në qëllimet e tyre, inteligjencën dhe dëshirën për paqe, madje as Shqipëria”, ka thënë kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq,

Kështu tha Daçiq teksa komentoi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte thënë se Austria duhet të ndihmojë Prishtinë që pesë vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, askush, madje as Shqipëria, nuk beson në qëllimin e tyre, inteligjencën dhe dëshirën e tyre për paqe”, është shprehur Daçiq. Ata [Kosova dhe Shqipëria] kanë në vazhdimësi mosmarrëveshje mes vete. Ata sulmojnë Edi Ramën për shkak të marrëdhënies së tij me Aleksandër Vuçiq për shkak të ‘Open Balkan’ “, tha Daçiq për RTS.

Tutje, ai është shprehur se institucionet e Kosovës nuk e dijnë se cilat janë shtetet që e njohin pavarësinë dhe se cilat janë ato që e kanë tërhequr këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat