Kryetari i Suharekës publikon pamje gjatë pastrimit të rrugëve nga bora

Lajme

Kryetari i Suharekës publikon pamje gjatë pastrimit të rrugëve nga bora

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Pamje gjatë pastrimit të rrugëve nga bora

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet teksa bëhet pastrimi i rrugëve nga bora.

“Pastrimi i rrugëve nga bora në Papaz. Në teren puna vazhdon”, ka shkruar i pari i Suharekës.

Mbrëmë dhe sot në pjesën dërrmuese të vendit ka rënë borë.

Edhe ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por ka apeluar të vozitësit për kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat