Mbyllen tre klube të natës në Prishtinë

Lajme

Mbyllen tre klube të natës në Prishtinë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:32
Ilustrim

Tre lokale klube të natës janë mbyllur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili bëri të ditur se janë kryer 115 inspektime gjatë të cilave janë shqiptuar 21 gjoba ndaj operatorëve ekonomikë.

“Pas situatës së krijuar epidemiologjike me virusin COVID 19 shtimit të rasteve të të infektuarve  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë kohës se mbajtjes se festave të fundëvitit dhe kësaj jave ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare për mbikëqyrje të zbatimit të masave. Janë kryer 115 inspektime gjatë të cilave janë shqiptuar 21 ndaj operatorëve ekonomik, po ashtu janë mbyllur 3 lokale klube nate- diskoteka.

Kemi ndryshuar planet operative të punës për kontrollet zyrtare ne koordinim me Policinë e Kosovës. Do të rrisim në vazhdimësi numrin e inspektimeve. Po ashtu do të ulet toleranca ndaj shkelësve, për secilën pikë të vendimit do të pasoj masa ndëshkimore”, u shpreh Thaçi.

Kurse, media përmes burimeve ka mësuar se klubet e natës të cilat janë mbyllur mbrëmjen e së premtes janë Balle’s, Zanzi Bar dhe Duplex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat