Adriana Matoshi në përkrahje të profesorit nga Vushtrria/Publikon një video duke vallëzuar – ja çfarë e këshillon

Lajme

Adriana Matoshi në përkrahje të profesorit nga Vushtrria/Publikon një video duke vallëzuar – ja çfarë e këshillon

Më: 31 janar 2022 Në ora: 14:03
Adriana Matoshi

Deputetja nga radhët e LVV-së, Adriana Matoshi ka reaguar në lidhje me bullizimin që I është bërë profesorit nga Vushtrria.

Ajo ka publikuar një video duke vallëzuar me miqë të saj, përcjell “Bota sot”.

Në shkrimin e saj ajo i jep një këshillë profesorit duke I sugjeruar që të vazhdoj të vallëzoj.

Unë jam fytyrë publike se jom pjesë e skenës së artit që shumë vjet, tash edhe pjesë e politikës, po prapë m'shajnë, m'keshin, e bullizojnë me mua. Po apet nuk e kom planë mu nale o profë, shkruan tutje deputetja.

Postimi i plotë

Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.

Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m'shajne, m'keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.

Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone "qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije"..."ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen"...

Ne fund te dites ti je PROFESOR.

Mos e nal vallzimin per kerkon.

Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n'menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t'keqe nuk i ke bo.

Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.

#meProfen

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat