Lajçak dhe Escobar me Bërnabiq flasin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë

Lajme

Lajçak dhe Escobar me Bërnabiq flasin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 00:09
Lajçak dhe Escobar gjatë takimit me Bërnabiq

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Serbi është takuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq me të cilin tha se foli për çështjet aktuale në dialog.

“E kam mirëpritur mundësinë e sotme për të pasë një bisedë më të detajuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq për çështjet që po diskutohen aktualisht në dialog, duke përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe targat”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçak për marrëveshjet për energjinë foli edhe me presidenten serbe Ana Bërnabiq me të cilën tha se pati një diskutim intensiv për dialogun me Kosovën.

“Kishim një diskutim intensiv me presidenten e Serbisë, Ana Bërnabiq, për rrugën përpara në dialog, në veçanti për implementimin e marrëveshjeve të dialogut për energjinë të viteve 2013.2015. E mirëpres përkushtimin e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai në një cicërimë tjetër.

Emisari i BE-së në Serbi ka takuar edhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq dhe komunitetin e bizneseve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile atje ku në të gjitha takimet u diskutua për dialogun me Kosovën.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak pas vizitës në Prishtinë vazhduan drejt Beogradit ku qëndruan në vizitë dy ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat