I dërguari britanik për dialogun: Mbretëria e Bashkuar, BE dhe ShBA mbështesin dialogun

Lajme

I dërguari britanik për dialogun: Mbretëria e Bashkuar, BE dhe ShBA mbështesin dialogun

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:37
Stjuart Piç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot të dërguarin britanik për Ballkanin ser Stjuart Piç, që ka deklaruar se së bashku me partnerët nga BE edhe ShBA do punojë në mbështetjen e dialogut, emërimi i tij është shenjë e qartë se Britania vazhdon të jetë e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe përparim ekonomik në Ballkan.

Vuçiq thuhet se i ka përsëritur qëndrimin e Serbisë për angazhimin në arritjen e zgjidhjes së pranueshme dhe qëndrueshme nga dy palët në dialogun me Prishtinën dhe përkushtimin ndaj dialogut në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Në këtë kontest Vuçiq shprehu bindjen se i dërguari Piç me përvojën dhe njohjen e rrethanave në regjion do të kontribuoj në mbështetjen e dialogut.

Të dy bashkëbiseduesit kanë trajtuar edhe situatën në regjion dhe ardhmërinë e bashkëpunimit  me qëllim ndërtimin e besimit dhe angazhimit të përbashkët për stabilitet të qëndrueshëm.

"Vuçiq përmendi se Serbia është iniciues e disa projekteve që kanë për qëllim ndërlidhjen e regjionit, qasjen përgjegjëse edhe serioze në të gjitha çështjet me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar, përparimin ekonomik dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë” thuhet në kumtesë.

Sipas tij një ndër prioritetet e Serbisë në planin e politikës së jashtme  është bashkëpunimi regjional përmes “Ballkanit të Hapur”, që mundëson qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit edhe shërbimeve si dhe projekteve të mëdha infrastrukturore që do ndikojnë në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve të regjionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat