Durmishi: Vendimi për uljen e çmimit të biletave është obligativ

Lajme

Durmishi: Vendimi për uljen e çmimit të biletave është obligativ

Nga: V.N Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:26
Hysen Durmishi

Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, për uljen e çmimit të biletave ka krijuar situatë të habitshme për kompanitë e transportit.

Pas shumë pyetjeve në drejtim të ministrisë, ka reaguar edhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se vendimi ka për qëllim kujdesjen për kategoritë shoqërore si: fëmijët, studentët, invalidët e punës dhe pensionistët.

Mes tjerash ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se vendimi është i plotfuqishëm dhe obligativ që të zbatohet.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendimi i MMPHI-së në lidhje me mbrojtjen nga rritja e çmimeve të biletave të disa kategorive të veçanta të shoqërisë siç janë: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët është në përputhje të plotë me ligjin nr.04/L-179 për transportin rrugorë.

Duke marrë parasysh situatën të cilën po kalojmë me rritjen enorme të çmimeve si rezultat i rritjes së çmimit të derivatëve të naftës, ne e kemi për obligim që të kujdesemi për kategoritë shoqërore të cilat prekën më së shumti nga kjo situatë e krijuar.

Unë i kam përcjellur me vëmendje të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të shoqatave të transportit të udhëtarëve me autobus dhe jam shumë i shqetësuar me kontradiktat që i kanë në deklarata. Ata deklarojnë që në mënyrë vullnetare disa kategori të shoqërisë i lirojnë nga pagesat siç janë fëmijët deri në moshën tetë vjeqare, invalidët, policët e ushtarët e FSK-së si dhe studentët.

Atëherë shtrohet pyetja: cili është problemi që e kanë me vendimin që e kemi nxjerrë ne si ministri? Nga kjo që ata po bëjnë shihet qartë që veprimet i kanë me motive politike dhe jo për të mbrojtur interesat e kompanive të transportit të udhëtarëve. Zatën shpjegimin mund ta gjejmë edhe nëse e shohim se kryetari i kësaj shoqate është kandidat për deputet i PDK-së në zgjedhjet e fundit.

Kryetarin dhe përfaqësues të kësaj shoqate unë i kam takuar sa herë që këta kanë dëshiruar takim. Me kërkesë të tyre ne si ministri e kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe e kemi dërguar në Ministri të Financave që të shqyrtohet mundësia për të ju ndihmuar për kohën e pandemisë. Ministria e Financave është duke e shqyrtuar këtë dokumentacion të dërguar nga ne.

Këto dy çështje nuk duhet të lidhen me njëra tjetrën. Vendimi ynë nuk ka të bëjë me kohën e pandemisë por ka të bëjë me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës.

Ky vendim është i plotfuqishëm dhe ligjor prandaj është obligativ që të zbatohet. Ne do t’i përdorim të gjithë mekanizmat dhe do t’i marrim veprimet e duhura për zbatimin e këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat