Vuçiq i drejtohet popullit serb në Kosovë

Lajme

Vuçiq i drejtohet popullit serb në Kosovë

Nga: F.B Më: 15 mars 2022 Në ora: 08:50
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta dhe se ka kaluar koha e përndjekjes.

Në kohën e fushatës zgjedhore që po vazhdon në Serbi, Vuçiq nuk është i vetmi që në takime me votues potencial përmend Kosovën, përmend dialogun kompromisin por edhe si thotë kërcënimet nga Kosova.

"Gënjen ai që thotë se do të jetë lehtë dhe zgjidhja është e thjeshtë. Por nuk do të përndjek popullin tonë sikurse as nuk do ketë mundime, atë film nuk do ta shohin”, ka thënë  Vuçiq në takimin me banorët e Vranjës.

Serbia sipas tij ka ushtri të fuqishme dhe nuk sheh arsye pse Serbia duhet të hyjë në aleancën e NATO-së.

"Do të kemi bashkëpunim me NATO, na mjafton bashkëpunimi i mirë, më shumë nuk na duhet. Vetë do të ruajmë qiellin tonë”, ka thënëVuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat