Brnabiç: Deklarata e Putinit vështirëson situatën e Serbisë

Lajme

Brnabiç: Deklarata e Putinit vështirëson situatën e Serbisë

Nga: F. B. Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:18
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se në periudhën e ardhshme mund të priten presione edhe më të fuqishme ndaj Serbisë për vendosjen e sanksioneve Rusisë, ndërsa tha se "Deklarata e Putin vështirëson situatën e Serbisë, dhe ai imiton perëndimin në vitet 90-ta në rastin e Serbisë dhe Kosovës”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë ajo e tha në emisionin Hit Tvit në TV Pink, ku potencoi interesimin e madh të perëndimit pse Serbia nuk vendos sanksione Rusisë dhe ato presione pritet të fuqizohen në të ardhmen.

"Ka interesim të jashtëzakonshëm dhe imponim të temave njëra ndër të cilat pse Serbia është shteti i vetëm që nuk vendosi sanksione Rusisë", tha ajo duke pritur vështirësim të mëtejmë të situatës, por sipas Brnabiç presidenti Vuçiq “luan” lojë diplomatike në mënyrë të jashtëzakonshme ku në takime shfrytëzon njohjen e historisë dhe drejtës dhe vështirë të kundërshtohet me argumente.

Ajo mendon se Serbia duhet të përpiqet për të drejtën ndërkombëtare dhe të ruaj interesat e veta.

"Ne si shtet mundohemi të mbahemi të drejtës ndërkombëtare dhe këtu është dallimi ynë me të tjerët”, tha Brnabiç.

Ajo kritikoi opozitën për kritikat ndja qeverisë, duke shtuar se sado që përqeshet e kritikohet, qeveria ka dëshmuar se di të luftojë në kohë krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat