Pjesëtari i FSK-së i ndaluar për dhunë, kërcënon policët në Drenas

Lajme

Pjesëtari i FSK-së i ndaluar për dhunë, kërcënon policët në Drenas

Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:30
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një pjesëtar të FSK-së në Drenas pasi  i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I njëjti nuk ka respektuar urdhrat e Policisë dhe ka kanosur zyrtarët policorë.

“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

Rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat