Jeremiç: Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë mund të sjell hyrjen e Kosovës në OKB

Lajme

Jeremiç: Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë mund të sjell hyrjen e Kosovës në OKB

Nga: F. B. Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:06
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç deklaroi sot se “vendosja e sanksioneve Rusisë me gjasë mund të sjell hyrjen e Kosovës së vetëshpallur në OKB” dhe pasojat ekonomike do të jenë të rënda, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Deri tash nuk kam dëgjuar argument të mjaftueshëm bindës për vendosjen e sanksioneve të Rusisë dhe për këtë shkak mendoj se rreth kësaj çështje me rëndësi dhe me aq pasoja po bisedohet hapur edhe me transparencë, ka thënë Jeremiç për RTS.

Ai shtoi se qytetarët e Serbisë me shumicë janë kundër vendosjes së sanksioneve, ndërsa në Kuvend është e nevojshme të bisedohet për politikë, nëse Qeveria e Serbisë si pushtet ekzekutiv të marr vendim dhe këtë ta bëjë me mbështetje të plotë institucionale dhe mbështetje të përcaktuar me Kushtetutë.

“Ata që janë për vendosjen e sanksioneve flasin për shkaqe apo vlera morale, kur flitet për shkaqe morale, Serbia në bazë të përvojës dhe historisë është shumë përgjegjëse të deklarohet sanksionet nuk godasin aty të cilëve iu bëhen, por popullin e thjeshtë, andaj parimisht duhet të jemi kundër çdo lloj të sanksioneve ndaj cilitdo vend”, tha Jeremiç.

Jeremiç theksoi se ka pak vende në botë që i kanë vënë sanksione Rusisë përveç vendeve të BE-së dhe disa aleatëve të afërt të ShBA-ve.

“Shumica e botës është përcaktuar të qëndroj anash, përfshirë këtu edhe disa aleat të afërm të ShBA-ve si Izraeli, por edhe disa anëtar të NATO-së nuk kanë vënë sanksione Rusisë, si Turqia, kështu që kjo çështje nuk është bardhë e zi”, tha ai

Jeremiç shtoi se është me rëndësi që hapur të flitet për pasojat e vendosjes eventuale të sanksioneve.

“A na kërcënojnë si shtet dhe në çfarë mënyre, a na kërcënojnë ekonomikisht dhe mos dhashë Zoti ushtarakisht, që të kuptojmë thjeshtë cilat gjëra janë në tavolinë”.

Ai nënvizoi se në këtë moment nuk dihet çka ka në tavolinë, pse është e nevojshme të flitet hapur se cilat janë kërcënimet që përmend Vuçiq dhe që në shqyrtimin publik transparent në Parlament edhe qytetarët të dinë për çka bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat