Patriarku i Kishës serbe mban liturgjinë në Graçanicë, Rakiq e Jevtiq pjesëmarrës

Lajme

Patriarku i Kishës serbe mban liturgjinë në Graçanicë, Rakiq e Jevtiq pjesëmarrës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:39
Patriarku Porfirije mban liturgjinë në Graçanicë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka shërbyer liturgjinë në manastirin e Graçanicës me rastin e festës fetare dhe kombëtare të serbëve Vidovdan.

Në liturgji kanë qenë prezent edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe zyrtarë të tjerë, raporton KosovoOnline.

Pas liturgjisë në Graçanicë, transporti për pjesëmarrësit do të organizohet drejt Gazimestanit.

Image
Patriarku Porfirije mban liturgjinë në Graçanicë

Atje ndodhet pllaka përkujtimore e heronjëve të rënë në Betejen e Kosovës më 1389.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat