Seferi: Vizita e Abazoqiqit, tentim për shkrirje të marrëdhënieve në mes të Beogradit e Podgoricës

Lajme

Seferi: Vizita e Abazoqiqit, tentim për shkrirje të marrëdhënieve në mes të Beogradit e Podgoricës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:28
Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi, ka folur për vizitën e Abazoviqit në Serbi, ku tha se ai përmes kësdaj vizite ka tentuar të shkrijë marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

“Vizita e Abazooviqit, është një vizitë që tenton të shkrijë marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Podgoricës dhe ndodh në momentin kur asnjëra nga vendet nuk kanë ambasadorë në kryeqytetet përkatëse, pasi janë dëbuar kur kishte konflikte në mes të kishës ortodokse dhe grindje mes Beogradit e Podgoricës”, ka thënë Seferi në Info Magazinë.

Sipas tij, ajo që u intereson serbëve nga kjo vizitë, është se a do të ketë një marrëveshje në mes të kishës ortodokse dhe shtetit.

“Abazoviq tha se do t’i adresojë të gjitha problemet me Serbinë dhe nuk sheh arsye që të mos ketë marrëdhënie shumë më të mira se në këto momente”.

Ai tha se Abazoviq primare e ka prezantimin e tij si kryeministër i Malit të Zi e pastaj si shqiptar.

“Ai zakonisht është munduar ta prezantojë veten si kryeministër i Malit të Zi e tek pastaj si shqiptar dhe ndikimi i tij këtu mund të jetë i rëndësishëm në rast se zgjidhen problemet mes Podgoricës dhe Beogradit, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aq fuqishëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat