Jeremiç: Ndryshimi i vetëm tash është se Serbia do të njohë dokumentet nga Kosova

Lajme

Jeremiç: Ndryshimi i vetëm tash është se Serbia do të njohë dokumentet nga Kosova

Nga: F.B Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:30
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore të Serbisë Vuk Jeremiç, me rastin e publikimit të njoftimit për arritjen e marrëveshjes për dokumente mes Beogradit edhe Prishtinës, ka deklaruar se "ndryshimi i vetëm krahasuar me gjendjen e deritanishme është se Serbia do të nis të pranojë dokumentet e lëshuara në Kosovë”, gjë që deri tash “nuk ishte rast”, shkruan “Nova.rs”.

Jeremiç këtë reagim e ka publikuar në rrjetin social Twitter ku ka shkruar “Çdo gjë tjetër ka mbetur e njëjtë”, përveç fillimit të pranimit të dokumenteve të Kosovës.

"Ajo që kemi marr në këmbim të kësaj janë falënderimet për Vuçiqin nga ana e zyrtarëve të lartë të BE-së. Dhe drita e gjelbër për të vazhduar për të shkel” përfundoi ai.

Gazeta “Nova.rs” dhe N1 kanë njoftuar se në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, dje u njoftuar arritja e marrëveshjes për dokumente personale, sipas te cilës Serbia ka pranuar të heq letër dokumentin hyrje-dalje për ata që posedojnë letërnjoftime të lëshuara në Kosovë, ndërsa Kosova u pajtua që mos të aplikoj letër dokumentin e njëjtë për ata që kanë dokumente të lëshuara nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat