“Mos flisni, unë s’kam fjetur gjithë natën”, Vuçiq i pasjellshëm me gazetarët - publikohen pamjet

Lajme

“Mos flisni, unë s’kam fjetur gjithë natën”, Vuçiq i pasjellshëm me gazetarët - publikohen pamjet

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:25
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ka ngritur zërin ndaj gazetarëve duke thënë “mos flisni derisa flasë unë”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se ka pasur shumë biseda telefonike me zyrtarë të huaj për shkak të situatës në veri dhe se kjo e ka lënë pa gjumë.

Ai, publikisht, nuk dha shenja se do t’i lirojë tre policët që i kidnapuan pjesëtarë të njësiteve speciale serbe.

Ndërsa akuzat më të mëdha i pati ndaj misionit të EULEX’it duke ironizuar me përgjigjen e tyre ata “po i monitorojnë” rastet e arrestimeve të të fundit në Veri nga Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat