Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit për shpërdorim të pasurisë së huaj

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit për shpërdorim të pasurisë së huaj

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:13
I kërkuari

Policia e Kosovës ka kërkuar sot ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se më datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores “Franga” me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro”,  ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4,025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

Ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i Pasurisë së Huaj.”

Më datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores “Franga” me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro “,  ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

Ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit.

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale. 

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat