Rreth 250 punonjës teknikë hyjnë në grevë, Azemi: UP ka zgjedhë heshtjen, ne grevën

Lajme

Rreth 250 punonjës teknikë hyjnë në grevë, Azemi: UP ka zgjedhë heshtjen, ne grevën

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 00:10
Jusuf Azemi,

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, tha se të mërkurën rreth 250 punonjës teknik dhe ata të sigurimit fizik në UP do të hyjnë në grevë për shkak të pagës së ulët.

Azemi tha se Rektorati i Universitetit të Prishtinës është njoftuar me kërkesat e punëtorëve të sigurimit fizik dhe ata teknik të cilët paguhen nga kompanitë private, por sipas tij nuk ka ndërmarrë asgjë.

Andaj sipas Azemit, Rektori ka zgjedhur heshtjen, punonjësit teknik grevën.

“Rektori më mirë të ulet të bisedoj me pronarët e kompanive se sa të iu bëjë presion pronarëve të kompanive që t’i detyrojnë punëtorët në punë. Mirëpo, rektori ka zgjedhur heshtjen, ne kemi zgjedhur grevën”, tha Azemi.

Ai shtoi se punonjësit teknik kanë kërkuar pagë 400 euro, në të kundërtën nuk do të kthehen në punë.

“Sot para takim me pronarin e kompanive, ai e njeh ligjin e grevës, u ulëm e biseduam, rektorati e ofroi shtesë 50 euro të cilat për punëtorët nuk janë të mjaftueshme dhe prej nesër pra në ora 7 do të filloj një grevë e përgjithshme që të kuptojnë që për një pagë 320 euro punëtorët nuk e sektorit privat nuk janë të lidhur me vendet e tyre të punës dhe jo patjetër të qëndrojmë aty. Ne e kemi ofruar ofertën tonë dhe themi merre ose lëre”, tha Azemi.

Ai shtoi se kërkesa e tyre është e bazuar në ligj.

“Kërkesën e kemi bazuar në Ligjin e Pagave ku kategoria e njëjtë e ka 390 euro neto, sa i përket punëtorët e sigurimit ka një shumë përtej 400 euro. Derisa për punëtorët teknik kanë ofruar 320 euro për të cilën punëtorët në mënyrë të njëanshme e kanë anulu dhe nuk dëshirojnë të bisedojnë për këtë. Kemi kërkuar pagë 400 euro”, tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat